Shërbimi për studentë
Ky shërbim i kryen të gjitha punët rreth regjistrimit të studentëve të vitit të parë në të gjitha fakultetet dhe shkollat e larta të Univesitetit. Shërbimi është i vendosur në lokalet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës për shkak të mungesës së lokalit.
Në këtë shërbim ka qenë e paraparë që të punojnë 52 punëtorë, por meqë nuk u ndërtua objekti i paraparë për Administratën qendrore, tani janë të punësuar vetëm katër punëtorë.
Tërë organizimi i Administratës qendrore varet krejtësisht nga objekti i cili ka qenë i paraparë të ndërtohet për këtë qëllim.
